HomeShowbiz

Pas anulimit të Eurovisionit, reagon Arilena

Ditën e djeshme “Eurovision”-i bëri me dije se është anuluar mbajtja e festivalit këtë vit në maj në Rotterdam, për shkak të Koronavirusit.

Arilena që do të përfaqësonte Shqipërinë, ka reaguar për herë të parë pas këtij vendimi në Instagram, ku ka publikuar një klip të shkurtër, teksa po përgatitej për perfomancën e saj.

Ajo falenderon ekipin për punën e palodhur dhe thekson se nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti.

“Këto janë disa sekonda të prera nga një muaj intensiv në LA, ndërsa punonimpër “Fall from Sky”. Nuk mund të përshkruaj sa krenare dhe e lumtur jam për çdo moment, jo vetëm unë, por secili prej nesh ka dhënë për këtë këngë. Gjithë përkushtimin, pasionin, dashurinë dhe emocionin që vendosëm në të. Ky është përkufizimi im i lumturisë! Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj! Ju i jepni vlerë cdo përpjekjeje.”

P.S Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti juaj. Ju lutemi, qëndroni në shtëpi! Qëndroni të sigurt. Duke dërguar gjithë dashurinë time. Zoti e bekoftë secilin prej jush!” – shkruan ajo në postimin e saj.


TË NGJASHME