HomeSport

Pas Bonucit, edhe një mbrojtës gati për largim nga Juventus

Largimi i Bonucit nga Juventus në merkaton e verës, la hapësira të mëdha në mbrojtjen e kampionave të Italisë dhe kjo gjë u duk qartë në startin e kampionatit.

Por duket se mbrojtja e Juventus nuk do të gjejë paqe lehtë, pasi një tjetër mbrojtës mund të largohet. Këtë herë nuk bëhet fjalë për një lojtar të formacionit titullar, por një mbrojtës të së ardhmes si Daniele Rugani.Mediat italiane dhe ato spanjolle flasin për një interesim të fortë të Arsenalit për mbrojtësin italian. Londinezët kanë shfaqur disa probleme në mbrojtje këtë sezon dhe po kërkojnë përforcime të mundshme.

Venger është interesuar për mbrojtësin italian duke parë edhe hapësirat që ai ka pasur deri më tani te Juventus, që në shumicën e rasteve janë zënë nga Benatia.

“Mundo Deportivo” thotë se Arsenal do të bëjë një përpjekje për ta marrë Ruganin që në janar, por qershori do të jetë treguesi i vërtetë i kësaj historie merkatoje.


TË NGJASHME