HomeShowbiz

Pas bullizimit të vogëlushes, Dafina Zeqiri bën veprimin e papritur

Gjatë këtyre ditëve, rrjeti ka kryqëzuar jurinë e spektaklit “T’ka mami yll”, konkretisht koreografin Albi Nako dhe moderatoren Erjona Rusin, për fjalët e tyre bullizuese kundrejt Lianës për shkak të peshës.

Kjo ka sjellë një reagim mjaft të ashpër po ashtu edhe nga emra të njohur të botës së showbiz-it shqiptar. Më i fundit ka qenë ai nga artistja, Dafina Zeqiri, e cila ka zgjedhur që t’iu drejtohet nga InstaStory i saj – Albit dhe Erjonës. Fillimisht artistja ka publikuar profilin e koreografit, të cilit i është drejtuar me fjalë mjaft të ashpra:

“Mbasi spo mujna me ta bo tagg… maspari TV?zionet te cillet i japin rrast “personave” si ti? me pas nje vend ne jury & mi bullizu femijet? Femrat etc osht e tmershme! ti ki nevoj për ndim! Kerkush tjetër”

Po ashtu, ajo ka dhe dy fjalë për Erjona Rusin duke u bazuar në “hashtag-et” që ajo ka në bio të saj në Instagram.

“All those hashtags? Dhe knej e bullizon nje femije? @erjonarusi Seriozisht e ke?”, shkruan Dafi.

Pas kësaj, ajo ka vendosur që t’ju bëjë report të dyve me arsyen e bullizmit teksa ka bërë thirrje që kjo është diçka që të gjithë duhet ta bëjnë.

“Diçka që të gjithë duhet ta bëjnë! Ai dhe ajo”


TË NGJASHME