HomeShowbiz

Pas çiftit Obama, edhe Hillary dhe Hillary Clinton drejt botës së televizionit

Hillary dhe Chelsea Clinton, në gjurmët e Barack e Michelle Obama. Ish-zonja e parë e SHBA-së dhe ish-sekretarja e shtetit, së bashku me të bijën, duan t’i japin jetë një shoqërie produksioni për filma e përmbajtje televizive përqendruar te gratë.

Clinton ka nisur bisedimet me studio hollivudiane, për një sërë programesh që do të ndikojnë në kulturë e shoqëri.

Sipas “Bloomberg” e “Hollywood Reporter”, hapat e parë zonja Clinton i hodhi në gushtin e vjetshëm, duke firmosur një akord me Steven Spielberg, për bashkëprodhimin e “The Women’s Hour”, një serial mbi të drejtat e grave për të votuar.


TË NGJASHME