HomeShowbiz

Pas debatit mes tyre, Ermal Mamaqi i bën ftesën e hapur Bes Kallakut

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, Ernal Mamaqi ka pohuar se nuk i mban aspak mëri Bes Kallakut, pas debatit mes tyre, madje e ka ftuar në premierën e filmit “I love Tropoja”. “Po patjetër që e kam ftuar dhe shpresoj që të vijë. Nuk ka asgjë që të na ndajë”, u shpreh Mamaqi. Çdo gjë nisi kur Bes Kallaku, i ftuar në “Shiko kush luan”, u shpreh se Ermali bën biznes, ndërsa ai vetë humor. Ai krahasoi dhe dy aktoret protagoniste të secilit film, Bleona Qeretin dhe Encë. Të dy replikuan me njëri-tjetrin në rrjete sociale, por mesa duket Ermali e ka hedhur pas krahëve gjithçka. Madje moderatori ka treguar se ka shkuar në kinema për të parë “Falco” dhe për të mbështetur shokun e tij.


TË NGJASHME