HomePolitikë

Pas deklaratës së Bashës, reagon kryeministri

Pas takimit me aleatët e 5 partive në selinë blu, kryedemokrati Lulzim Basha foli për mediat dhe i drejtoi një mesazh kreut të qeverisë, Edi Rama. Lideri i PD tha se nëse Rama nuk e zbaton dot planin e PD për reformën zgjedhore, është mirë “të hapë krahun”, sic tha ai.

Por nga konferenca për gazetarët, ku shpalosi vendimet e këshillit të ministrave për situatën e pas tërmetit, shefi i qeverisë iu përgjigj interesimit të mediave dhe dha këtë mesazh për deklaratat e kreut të opozitës.

“Unë mendoj që nuk është e rëndësishme të harxhojmë kohën e njëri tjetrit dhe të njerëzve me këtë procesin ai tha po ti si thua pastaj do shkoni te ai do i thoni ai tha ashtu. Më mirë merremi me njerëzit me problemet reale. Tërmetet artificiale unë kam në dorë ti krijoj, por jo ti parandaloj.
Tërmetet natyrale largqoftë askush nga ne si ndalon dot, ajo që kemi në dorë është të bëjme cfarë kemi në dorë. Keshtu që është njësoj si një karrocë me kalë ti thotë një treni hap krahun. Mirupafshim”


TË NGJASHME