HomePolitikë

Pas deklaratës së kryeministrit në Durrës/ Ish-deputeti i PD “thumbon” Ramën

Kryeministri Edi Rama në Durrës gjatë inspektimit deklaroi se të rinjtë juristë të qëndrojnë në kafe, ndërsa punëtorët për ndërtimin do të merren nga kontinente të tjera.

Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa, shkruan se kreu i qeverisë ka dështuar të hapë 300 mijë vende pune dhe ofendon të rinjtë e arsimuar.

Sipas ish deputetit, një i ri i arsimuar nuk mund të punojë në ndërtim dhe se ata janë e ardhmja e vendit.

Postimi i plotë

Pasi dështoi të hapë 300 mijë vende pune, pasi e mbushi administratën me kriminelë e militantë të paaftë, sot Edi Ramës nuk i ka mbetur asgjë tjetër, vetëm se me gjuhë vulgare, të fyejë të rinjtë e arsimuar shqiptarë.
Një i ri i arsimuar si jurist, ekonomist, inferimier apo inxhinjer, nuk mund të punojë në ndërtim, se nuk është profesionist i asaj fushe dhe nuk ka investuar për këtë. Të rinjtë e arsimuar janë e ardhmja e këtij vendi. Ata me idetë, energjinë dhe punën e tyre dinjitoze do ta bëjnë Shqipërinë e nesërme më të mirë.

Piktori Edi Rama ka dështuar si Kryeministër!

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME