HomeShowbiz

Pas deklaratës së Ledri Vulës reagon edhe Dafina Zeqiri

Ditët e fundit Ledri Vula ka qenë në qendër të vëmendjes në media dhe rrjete sociale për shkak të një deklaratë të tij në emisionin “NIN”. Ledri u shpreh se tashmë po zihen reperet femra me njëra-tjetrën dhe se kjo nuk ngjan aspak bukur. Duke qenë se deklarata e tij nuk u prit mirë, ditën e djeshme nëpërmjet një reagimi në ‘Instagram’ ai tha se nuk e kishte në konotacion negativ, sepse përndryshe nuk do të kishte bërë as bashkëpunim me reperen e njohur, Tayna.

Për këtë çështje, së fundmi ka reaguar edhe Dafina Zeqiri, e cila u ka dalë në mbrojtje të gjitha repereve. “Mua më vjen mirë që ka femra repere, sepse  ka pasur një mungesë shumë të madhe. Jemi mësuar të dëgjojmë muzikë anglisht ku gjithmonë ka pasur hip-hop/rap femra/meshkuj. Po te ne? Jo. Kemi qenë shumë pak veta, të flas për vete që e kemi bërë dhe e bëjmë për qejf! Dua t’ju them të gjitha mikeshave repere shqiptare: Bëni rap! Kënaquni! Ka konkurrencë sa të doni (veçanërisht djemtë) mos e poshtëroni njëri-tjetrin se ne kemi nevojë për njëri-tjetrin”, ka shkruar Dafina.

Këngëtarja e njohur ka provuar vetë disa herë të këndojë rap dhe ajo ka miqësi me shumë artiste të tjera repere. Së fundmi Dafina Zeqiri ka publikuar këngën “Rofe”, që deri më tani është pëlqyer shumë nga fansat e saj.


TË NGJASHME