HomePolitikë

Pas dështimit me negociatat, Këshilli i Europës nis dy raportues në Tiranë

Vendimi i Këshillit të Europës për të mos hapur negociatat për anëtarësim me Shqipërinë riktheu në qendër të vëmendjes krizën e thellë politike në të cilën ndodhet vendi.

“Armëpushimi” një mujor i heshtur i vendosur ndërmjet opozitës dhe maxhorancës përfundoi dhe akuzuat u rikthyen shumë shpejt. Por, bashkë me to edhe vëmendja e ndërkombëtarëve për kapërcimin e krizës politike.

Mësuar se në datat 28-30 tetor në Tiranë do të mbërrijnë dy raportues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Gjermani Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly nga Irlanda.

Sipas axhendës së dy parlamentarëve, diskutimet e tyre parashikohet të fokusohen në krizën politike, reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

Gjatë vizitës së tyre ata do të zhvillojnë takime me kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Parlamentit, Gramoz Ruçi, kryetarët e partive parlamentare dhe jo parlamentare dhe shoqërinë civile./top-channel


TË NGJASHME