HomeShowbiz

Pas dy ndarjeve, Miley Cyrus prezanton të dashurin e ri

Kohët e fundit jeta private e Miley Cyrus është vënë në qendër të mediave dhe jo më kot.

Në një periudhë të shkurtër kohore, këngëtarja ka kaluar dy ndarje dhe tani është në një lidhje të re.

Pas divorcit me Liam Hamsworth, ndarjes me Kaitlynn Carter tani ajo është në një lidhje me Cody Simpson.

Motra e këtij të fundit tha se  ata janë shumë të lumtur dhe të dashuruar, teksa në fund shtoi se pranon çdo zgjedhje të vëllait të saj.

Por ndonëse lidhja ka vetëm pak javë, Miley e paska bërë familjare dhe tashmë e ka prezantuar të dashurin e ri edhe me të ëmën

Së fundmi “Daily Mail” ka publikuar disa foto të çiftit së bashku me nënën e Miley teksa po konsumonin një vakt të shijshëm të tre.


TË NGJASHME