HomeShowbiz

Pas incidentit që i ndodhi, Gashi ka një mesazh për fansat

Gashi është një artist që na bën të ndihemi krenarë çdo ditë për shkak të arritjeve të tij në skenën muzikore.

Reperi është shumë aktiv në rrjetet e tij sociale, ku publikon foto dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Ai gjithashtu ka treguar një incident që i ka ndodhur në festivalin Sunny Hill, në momentin që u hodh drejt turmës për t’i përshëndetur dikush i preku fytyrën dhe zinxhiri i tij me shqiponjë u këput dhe i ra përtokë.

Gashi arriti ta marrë mbrapsht varësen me simbolin shqiptar, por jo vathin i cili i humbi.

Para se ta bënte këtë, ai shpërtheu në fyerje në mes të koncertit duke thënë: “Mos ma prekni fytyrën!”

Me reagimin e ashpër të fansave që janë ofenduar, reperi ka reaguar përmes disa postimeve në Instastory, ku tregon se e ka marrë sërish varësen me shqiponjë dhe se ishte faji i tij që i do fansat shumë dhe u hodh në pjesën e publikut për t’i përshëndetur.

gashi.jpg

“Gjëra të tilla ndodhin, është faji im që i dua shumë fansat”, u shpreh reperi ndërsa i paralajmëroi që mos t’ia prekin kurrë fytyrën.


TË NGJASHME