HomeShowbiz

Pas martesës së saj traumatike me Stephan Belafonte, Mel B ende në terapi

Anëtarja e “Spice Girls”, Melanie Brown, është duke u përballur akoma me stresin që nga martesa e saj me Stephan Belafonte.

Këngëtarja 43 vjeçare ka treguar se ende po lufton me simptomat e ankthit nga martesa e saj ‘abuzive’ 10-vjeçare me ish bashkëshortin.Lexo po ashtu:

Mel dhe Stephan u ndanë në dhjetor të vitit 2016, ku më pas këngëtarja e akuzoi atë për abuzim psikik, pasi gjithë atë kohë kishte probleme me të.

Duke rrëfyer për jetën e saj pas divorcit, Mel ka thënë: “Më vjen keq, por eksperienca ime 10-vjeçare ishte shumë abuzive në çdo nivel”.

“Kur dal jashtë, vendos që të flasë pasi ka shumë njerëz që janë në situatën time”, ka deklaruar këngëtarja.

Kjo periudhë për yllin anglez të muzikës ishte mjaft e vështirë, ndërsa ajo shpreson se do ta kalojë këto sa më shpejt.


TË NGJASHME