HomeLajmi i Fundit

Pas më shumë se dy muajsh/ Wuhan-i do të dalë nga izolimi më 8 prill

Më në fund izolimi i Wuhan-it pas më shumë se dy muaj do të përfundojë në 8 prill.

Pjesët e tjera të provincës Hubei, kryeqytet i së cilës është Wuhani, do t’i heqin ndalesat në udhëtim nga 25 marsi.

Në fund të vitit të kaluar, rastet e para me koronavirus janë shfaqur në Wuhan.

Aktualisht, epiqendër e sëmundjes, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është Europa.

Sëmundja ka prekur mbi 381,000 njerëz në gjithë botën, ndërsa mbi 16,500 kanë humbur jetën.