HomeLajmi i Fundit

Pas Melizëz reagon fuqishëm Pandeli Majko: E dini gatishmërinë e shqiptarëve, fundi s’i dihet

Pas deklaratës së Vuçiq për luftën e mundshme, dhe pas reagimit të MInistres së Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, një reagim i ashpër vjen edhe nga ish-kryeministri i periudhës së luftës së Kosovës, Pandeli Majko.

Aktualisht Majko është ministër i Diasporës dhe ka reaguar ashpër pas paralajmërimit për luftë të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq. Majko e ka cilësuar si aspakat të përgjegjshme dhe provokative deklaratën e kreut të shtetit serb i cili u shpreh u shpreh se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë “të ngrirë”.

Majko e paralajmëroi, Presidentin serb duke i kujtuar gatishmërinë e shqiptarëve që janë në disa shtete. Gjithashtu ai theksoi se kjo është shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë e Bardhë dhe procesit të integrimit evropian.

KOMENT nga Pandeli Majko

Deklarimi i Presidentit të Serbisë për karakterizimin e marrdhënieve me shtetin e Kosovës me statusin e konfliktit të ngrirë të Nagorni Karabakut është i papërgjegjshëm! Jeta e dyfishtë e Serbisë në marrdhëniet ndërkombëtare është rreziku real për stabilitetin rajonal! Presidenti Vucic përcaktoi se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë “të ngrirë” (!)