HomeSport

Pas Milan edhe Napoli solidarizohet me shqiptarët, ja kërkesa e tifozëve për presidentin De Laurentiis

Lazio e Milanin ishin dy klubet e para që u solidarizuan menjëherë me dramën që po ndodh në Shqipëri. Kësaj nisme i është bashkuar edhe Napoli, klub ku aktivizohet edhe mbrojtësi i përfaqësuese Elesid Hysaj. Me anë të një statusi në Twitter, klubi i Napolit shkruan se: “Jemi pranë popullit shqiptar të goditur gjatë natës nga një tërmet i rëndë”.

Ky postim ka sjellë një lum reagimesh nga ana e tifozëve, disa janë kritik pasi Napoli nuk e bëri diçka të tillë për Venezian apo Calabrian por e bën për Shqipërinë, ndërsa disa tifozë i kanë bërë një kërkesë të veçantë: “Paratë e mbledhura nga gjobat e vendosura për lojtarët dhe stafin ti dhurojnë për të prekurit nga tërmeti”. Kjo nismë e një tifozi po merr formë minutë pas minutë teksa të shumë janë ata që kanë pëlqyer një postim të tillë.


TË NGJASHME