Lajme Lifestyle Showbiz

Pas ndarjes nga Mozzik, reperja e njohur thumbon Loredanën

Të dyja repere shumë të njohura, vajzat kanë korrur sukses në karrierën e tyre, por mesa duket Gjira Kajtazi ka vendosur ti tregojë Loredanës se ajo është më e talentuar. Ndërkohë që nuk kanë kaluar as 24 orë pas njoftimit për ndarjen e Loredanës nga Mozzik, ky reagim i Gjirës, nuk mendojmë se do të pritet mirë nga reperja.

Në një foto në instastoryn e saj, Gjira i drejtohet Loredanës duke i shkruar në gjermanisht: “Loredana më fal, por sa i takon muzikës rap ka vetëm një femër”, thotë ajo duke ju referuar vetes. Gjira në fakt e ka nisur karrierën muzikore më herët se Loredana, megjithatë të dyja vajzat janë të suksesshme.

Deri tani Loredana nuk është kundërpërgjigjur ndaj këtij ngacmimi, por mbetet për tu parë në vijimësi se si do të shkojë debati mes tyre.

danna.png

Related posts

Amfiteatri destinacioni i preferuar artistik, rikthehen “Këngët e Liqenit”

Klaudia gotanews

Goli më i bukur i sezonit, ja 10 nominimet

igligota

Gazetari i Bild: Çfarë ka në materialet e tjera që kam

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!