HomeShowbiz

Pas ndarjes nga Tristan Thompson, Khloe Kardashian rikthehet me ish të dashurin?

Khloe Kardashain dhe French Montana i bën të gjithë të dyshonin për një rikthim të mundshëm, për shkak se të dy morën pjesë në festën e ditëlindjes së Kourtney Kardashian. Megjithatë duket se ndjenjat e dashurisë mes tyre janë shuar përgjithmonë dhe nuk do të ketë më rikthim.

“French është si një mik i mirë i familjes. Ata nuk do të kthehen më bashkë”, kanë treguar burime pranë tyre për “Us Weekly”. Gjithashtu të njëjtat burime kanë shtuar se për momentin Khloe nuk është e fokusuar tek historitë e dashurisë, por vetëm tek vogëlushja e saj, True. Kohët e fundit ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka kaluar një periudhë shumë të vështirë, për shkak të tradhëtisë së Tristan Thompson. Basketbollisti u kap duke u puthur me Jordyn Woods dhe pasi skandali u përhap në media Khloe vendosi të ndahej përfundimisht prej tij.


TË NGJASHME