HomeShowbiz

Pas ndarjs së çmimit të Këngës Magjike “shpërthen” Era Rusi

Fitorja e Eneda Tarifës në festivalin “Kënga Magjike” nisi me polemika ende pa u dhënë çmimi. Publiku brohoriste në kor emrin e Fifit dhe pa dyshim, disa e konsiderojnë si momentin më të sikletshëm në jetën e një artisti. Është e dhimbshme të fitosh, por të tjerët të mos besojnë te fitorja jote.

Ardit Çuni foli disa herë haptazi për punë pikësh, pati aludime se Eneda dhe Fifi nuk flisnin më , Noizy sulmoi Ardit Gjebrean për formulën e festivalit, ndërsa dje në “ThumbOn,” Era Rusi tha se momenti i dhënies së çmimit iu duk i shëmtuar.

“Mua si Era, më rri më shumë kënga e Enedës, si gusto personale. Nga ana tjetër, është një material më i freksët, i Fifit. Nuk do të doja të isha e ‘Kënga Magjike’ sivjet. Njëra është më e këndueshme, më solide, tjetra është më e madhe, më festivalore,” thotë këngëtarja.

“M’u duk shumë e shëmtuar ndarja e çmimit. E para, më vjen shumë keq. Asnjë artist nuk e meriton t’i ndodhë kjo. Nuk do të doja të isha në vendin e Enedës, nuk e meritonte atë gjë. ‘Kënga Magjike’ është një festival karriere, duhet të kesh bërë disa gjëra në jetën tënde artistike dhe pastaj kalon në një stad tjetër. Mendoj që Eneda i ka bërë ato hapa. Nga pikëpamja artistike, e meritonte çmimin e ‘Këngës Magjike.’”

Këtë vit, Era merr pjesë në “Festivalin e Këngës” dhe përflitet si një nga fitueset e mundshme. Le të shpresojmë që të mos ndodhë e njëjta gjë këtë fundvit.


TË NGJASHME