HomeSociale

Pas ngjarjes në Kavajë, vjen mesazhi i dashurisë për Marsidën

Vrasja që ndodhi në shtëpinë e saj e bëri protagoniste të një historie që është përfolur shumë në media Marsida Qatjan, nënë e 3 fëmijëve, banuese në Kavajë.

30 vjecarja ka dhënë disa deklarata në media dhe ndryshe nga rrëfimi i saj para hetuesve pas ngjarjes, e ka mohuar që të ketë pasur lidhje intime me viktimën, Dritan Haxhollin. Së fundmi, ajo ka postuar në rrjetet sociale një thënie, të cilën e ka theksuar edhe më shumë duke e vënë si foto në profilin e saj në FB.

Nëpërmjet kësaj foto, Qatja përcjell mesazhin se jeta është si një libër dhe se disa miq janë aty për një faqe, të tjerët për një kapitull, por ata të vërtetët janë aty për të gjithë historinë.

marsisda

Gjithashtu Marsida Qatja, publikon në rrjetet sociale, mesazhin që sipas saj ia ka dërguar bashkëshorti i cili ndodhet në burg në Gjermani.

Në mesazhin e publikuar nga 30 vjeçarja, shihet që burri i kërkon asaj të shkojë ta takojë në Gjermani, nëse e do akoma.

Teksa i shpreh edhe dashurinë dhe pa te “jeta do të ishte e kotë”.

“Nëse mendon se më do, merr pasaportat dhe të pres në takim, po pres dhe letra nga ty, të më shkruash për të gjitha, për dashuri dhe për situatën, të vërteta. Jeta pa ty do ishte e kotë. Unë të dua shumë dashuria ime. Le të gaboj në ndjenjën time, por ti je fryma ime”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Qatja, raporton abcnews.

M2

TË NGJASHME