HomeShowbiz

Pas një pauze të gjatë, Marina Vjollca rikthehet në ekran

Marina prej disa kohësh i ka munguar ekranit shqiptar. Së fundmi atë e kemi parë në Tv Klan në emisionin C’est la vie. Pas pushimeve në Karaibe, moderatorja u rikthye në Shqipëri dhe ka nisur menjëherë punën për sezonin e ri televiziv që nis në shtator.

Këtë e ka treguar edhe me komentin e fundit në Instagram ku i shkruan të motrës: “Isha në punë o shpirt, tani u ndërrova dhe bëra foto. Më ka marrë malli o dashni”.

Në sezonin e ri televiziv Marina do të drejtojë një emision talentesh në TV Klan e më shumë detaje do i zbulojmë në ditët në vazhdim.


TË NGJASHME