HomeShowbiz

Pas një viti merr fund romanca e Kendall Jenner dhe Ben Simmons

Modelja Kendall Jenner dhe Ben Simmons i kanë dhënë fund romancës. Lajmi u bë i ditur nga ‘Page Six’, të cilët zbuluan se çifti i njohur zgjodhën të ndahen me kompromis pak ditë më parë. Arsyeja duket se ka qenë e thjeshtë, gjërat nuk po funksiononin më.

Kendall Jenner & Ben Simmons
Kendall Jenner & Ben Simmons

Modelja dhe Ben kanë qenë bashkë për më shumë se 1 vit, por marrëdhënia e tyre ka qëndruar përgjithësisht e distancuar nga ekrani. Sipas burimeve për ‘People’, dy të rinjtë janë ndarë në mënyrë të papritur dhe ka shumë gjëra ende të paqarta. Kujtojmë se Kendall është parë shpesh duke mbështetur partnerin gjatë ndeshjeve të tij të basketbollit Madje bukuroshja e klanit ‘Kardashian-Jenner’ ka kaluar shumë kohë edhe me nënën e tij.


TË NGJASHME