HomeRajon

Pas panikut nga përhapja e Coronavirus-it, Italia goditet nga një tërmet

Ndërkohë që Italia është në alarm për përhapjen e koronavirusit, provinca e Cosenzas është lëkundur nga një tërmet relativisht i fortë.

Mediat italiane bëjnë me dije se tërmeti u regjistrua rreth orës 17:02.

Vlerësimi i parë i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë i atribuon një madhësi midis 4.3 dhe 4.8.

Aktualisht nuk ka raporte për dëme apo lëndime. Shumë njerëz në qendrat e krahinës dolën nëpër rrugë pas lëkundjes së ndërtesave të tyre.


TË NGJASHME