HomeShowbiz

Pas perfomancës në ‘Sunny Hill Festival’, Calvin Harris ka një mesazh

Ishin 3 netë fantastike ato të Festivalit Sunny Hill që u mbajt në Parkun e Gërmisë në Prishtinë më 2,3 dhe 4 gusht.

Artistë të njohur shqiptarë e të huaj u ngjitën në skenë për të dhuruar performanca të mrekullueshme!

Calvin Harris ishte emri kryesorë në natën e fundit të ‘Sunny Hill Festival’ i cili me performancën e tij arriti të ngrit atmosferën në një tjetër nivel.

Së bashku me Dua Lipën ai ndezi skenën me këngën “One Kiss” dhe jo vetëm!

Ajo që i ka lënë përshtypje dj-t të njohur ishte pritja që publiku prishtinas i ka bërë atij për të cilët shkroi edhe disa fjalë në Instagram.

“Natë e çmendur në Prishtinë. Faleminderit Dua dhe Dukagjin për ftesën”, ka shkruar ai në videon e pulikuar.


TË NGJASHME