HomeSport

Pas përforcimeve të janarit, Maldini përcakton objektivat për merkaton e verës

Pas mbylljes së merkatos së dimrit, një merkato e kushtëzuar në ekonomi nga kriza e shkaktuar nga COVID-19, shumë klube kanë nisur menjëherë punën për të vendosur objektivat e verës. Në Itali, një prej klubeve që arriti të përforëcohet më shumë është Milani i Stefano Piolit. Kuqezinjtë po kalojnë një sezon të mirë dhe me 3 afrimet e janarit kërkohet vazhdimësia e rezultateve pozitive.

Mandzukic, Tomori e Meite ishin 3 afrimet e Maldinit gjatë merkatos dhe tashme pothuajse çdo repart është i plotësuar. Megjithatë edhe pse janë bërë afrime të rëndësishme, kjo gjë nuk po i ndalon Maldinin e Massarën të përcaktojnë objektivat e ardhshme.

Calciomercato bën me dije se janë tre lojtarë që kanë përfunduar në radarët e kuqezinjve. Florian Thauvin nga Marseille, Otavio nga Porto dhe Matias Vina nga Palmeiras janë të përzgjedhurit e Milan. Tanimë palët kanë nisur kontaktet, me tifozët që kanë nisur të ëndërrojnë sukseset në Europë.


TË NGJASHME