HomeShowbiz

Pas periudhës së vështirë në jetën e saj, Demi Lovato bën tatuazhin kuptimplotë

Në fund të vitit 2018, këngëtarja Demi Lovato kaloi një fazë shumë të vështirë në jetën e saj.

Ajo rrezikoi jetën për shkak të overdozës me heroinë, mirëpo me një vullnet të hekurt vendosi ta superonte atë gjendje.

Demi u përpoq me mish e me shpirt për t’iu kthyer normalitetit dhe jetës së shëndetshme, larg alkoolit dhe substancave narkotike.

Pas një lufte të gjatë për t’u përmirësuar, këngëtarja ia doli të arrijë rezultatet e kërkuara nga vetja dhe tashmë është një shembull frymëzues për këdo që po kalon një moment të tillë.

Pas periudhës super të vështirë të jetës së saj, Demi vendosi të bëjë një tatuazh shumë domethënës, i cili përshkruan gjithçka që ajo ka përjetuar.

Këngëtarja rrëfen se shkoi pa një ide konkrete për të bërë tatuazh, ndërsa i rrëfeu tatuatorit jetën e saj dhe mori më pas një kryevepër.

Demi realizoi një ëngjëll të dorëzuar, me krahë të rëna, të cilin e tërheqin drejt dritës tre pëllumba (Simboli i Trinisë së Shenjtë- Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë).

Krahët e zinj të ëngjëllit të cilët duket sikur po shpërbëhen përfaqësojnë daljen nga errësira, ndërsa në kraharorin e tij dallohet një dritë e bardhë.

View this post on Instagram

I recently went dark on social media in preparation for my Grammy and Super Bowl performances but while I was off socials I got this incredibly meaningful tattoo done by @alessandro_capozzi. Getting tatted by him was an experience I’ve never had before.. no idea what I was going to get done, I told him about my life and where I was at in that moment and we created a combination on images that best symbolized the spiritual awakening I was having. Having a fallen angel being lifted by 3, pure, angelic doves (the Holy trinity) as her inner light is being guided by a higher consciousness, and the disintegration of her dark wings was representing the darkness I was shedding. Alessandro – you are extremely talented and I can’t wait for more!! Thank you for this special experience.. the only bummer is I can’t physically see this amazing artwork because it’s on my back! Haha. Also shout out to @scooterbraun for introducing us! ??? ps. I still can’t believe how life like this looks and it healed amazing as well ??????

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato) on

Këngëtarja e ndau foton e tatuazhit dhe shpjegimin e tij në Instagram, pas një shkëputjeje nga rrjetet sociale për shkak të angazhimeve të fundit.

Tatuazhi i saj u pëlqye shumë nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar Demin për mesazhin që ka transmetuar tek publiku.


TË NGJASHME