HomeShowbiz

Pas përplasjeve për veshjen, Bebe Rexha poston videon e ëmbël me të atin

Bebe Rexha ka pasur mjaft përplasje me të atin sa i përket veshjeve të saj provokuese, që shkuan deri aty sa ata nuk flasin me njëri-tjetrin.

Fansat madje e kritikuan sjelljen e të atit të këngëtares duke bërë që Bebe të reagojë për të thënë se nuk duhet aspak ta gjykoni marrëdhënien e tyre.

Por nëse ka një njeri që do të shëronte shpirtërisht këngëtarien, ai është babai i saj dhe këtë e ka treguar vetë Bebe përmes një videoje të publikuar në Instagram.

Ajo tregon se i ati ka përqafimet më shëruese të mundshme dhe se ka shumë nevojë për to para koncertit.

“Babai im ka përqafimet më shëruese”, shkruan këngëtarja.

https://www.instagram.com/p/B3Us7I-FGGp/

TË NGJASHME