HomeShowbiz

Pas problemeve me Mozzik, Loredana merr një lajm të mirë për karrierën

Ditët e fundit u përfol për një ndarje të mundshme të çiftit të showbizit shqiptar, Loredanës dhe reperit Mozzik.

Kjo në fakt nuk është ende e konfirmuar edhe pse gjithçka duket qart në Instagram.

U bënë disa ditë që çifti, Mozzik dhe Loredana nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram madje edhe fotografitë i kanë hequr.

Fillimisht, fansat vunë re largësinë e tyre duke krahasuar atë me muaj më parë. Mozzik ishte kudo me Loredanën dhe anasjelltas gjë që nuk po shohim që të ndodhë më.

Lëvizjet e tyre të fundit thonë shumë edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar ndarjen.

Megjithatë, të dy janë të fokusuar sërish në karrierë.

Është vënë re se reperja ka arritur më shumë se 2 milionë ndjekës në Instagram duke e bërë kështu artisten e dytë shqiptare pas Encës me këtë numër.


TË NGJASHME