HomeSport

Pas shumë mesazheve dhe komenteve, modelja tregon pse nuk ia dha dorën Benatias në festën e titullit

Juventusi pas fitores ndaj Hellas Veronës festoi titullin e shtatë radhazi në Serie A.

Por, ai që mori vëmendjen në festën e madhe ishte Medhi Benatia, edhe pse pa qëllim.

Mbrojtësi teksa ishte duke ecur për t’u ngjiru në skenë, për një moment u ndal para modeleve që ishin të ftuara në këtë ngjarje dhe ua zgjati dorën për t’i përshëndetur.

Por, marokenit nuk i shkuan gjërat ashtu si i kishte menduar pasi asnjëra nga modelet nuk ia zgjati dorë. Kështu ai paska i turpëruar vazhdoi në skenë për të marrë medaljen dhe pastaj për të ngritur trofeun.

E gjitha kjo u shndërrua në sensacion medial, por edhe në rrjetet sociale nga tifozët.

Disa e cilësuan si gjest jo të mirë nga modelet, por tani gjithçka është shpjeguar nga njëra prej modeleve.

“Pas më shumë se një milion shikimeve në rrjetet sociale, kam marrë shume mesazhe dhe komente për Benatian. Rregulloja nuk na lejon asnjë kontakt me protagonistët gjatë ngjarjes zyrtare. Pra, nuk kam asgjë personale me lojtarin. Jam tifoze juventine dhe i shprehi klubit të Juventusit urimet e mia për fitoren”, ka shkruar në Instagram, Svetlana Vakulova/telegrafi.com


TË NGJASHME