HomePolitikë

Pas takimeve intensive, Meta konferencë për shtyp

Pas takimeve të njëpasnjëshme të mbajtura në Presidencë gjatë ditës së sotme, Meta njofton daljen në një konferencë për mediat. Presidenca njofton se “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta do të japë një konferencë shtypi sot në orën 14:30 në ambientet e Institucionit”.

Nuk dihet ende se çfarë pritet të njoftojë presidenti, por kujtojmë se sot ai ka pasur një ditë intensive takimesh, duke nisur që me kreun e PD, krerët e partive të vogla opozitare, përfaqësuesen e KiE në Tiranë dhe më pas edhe me ambasadorët.


TË NGJASHME