HomeShowbiz

Pas thashethemeve për lidhjen me Liam Payne, Rita Ora thyen heshtjen

2 muaj më parë Rita Ora i dha fund lidhjes së saj me aktorin e njohur, Andrew Garfield. Së fundmi artistja me origjinë shqiptare ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak se përflitet për një lidhje të mundshme me Liam Payne. Rita ka vendosur që t’ju japë fund njëherë e mirë të gjitha fjalëve dhe të tregojë si qëndron e vërteta.

“E kam pasur të vështirë të krijoj një lidhje me dikë. Kjo konfirmon se nuk është koha e duhur. Unë lidhem me çdo mashkull që shfaqem në publik. Por që të tregohem e sinqertë me ju, tani marrëdhëniet nuk janë prioriteti im. Megjithatë nuk dua të vonohem dhe shumë, sepse në të ardhmen dua të kem një familje të madhe”, ka thënë Rita për “The Sun”. Gjithashtu ajo ka shtuar se e di shumë mirë që përflitet për një lidhje me Liam Payne, por ka treguar se ata janë vetëm dy miq të mirë. “Nuk është diçka e zakonshme të shohësh një djalë dhe një vajzë si shokë të ngushtë dhe është e pazakontë që dy personazhe të njohur të jenë bashkë gjithë kohës dhe të mos jenë të lidhur”, ka thënë këngëtarja. Rita Ora ka treguar se është e lumtur që është personazh i njohur dhe i pëlqen që është përfshirë edhe në fushën e biznesit.


TË NGJASHME