HomeShowbiz

Pas tre vitesh Scott Disick ndahet nga Sofia Richie

Eshtë e konfirmuar! Scott Disick dhe Sofia Richie i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas 3 vitesh.
“Us Weekly” shkruan se çifti janë ndarë dhe po e konsiderojnë si një pushim në marrëdhënien e tyre.

Shkak i problemeve të tyre ka qenë gjendja emocionale e Scott Disick, e cila nuk duket aspak e mirë dhe ai madje i është drejtuar një trajtimi profesional.

Kujtojmë se në fillim të muajit maj, Scott hyri në një qendër rehabilitimi në Kolorado për të “punuar mbi traumat e tij të së kaluarës”.

Sofia nga ana tjetër është treguar e kuptueshme me gjendjen e Scott duke i dhënë kohën që i duhet për të marrë veten.


TË NGJASHME