HomeShowbiz

Pas vendimit për shkëputjen nga familja mbretërore, statujat prej dylli të Meghan dhe Harry hiqen nga Muzeu i Londrës

harrymeghan

Muzeu Madame Tussauds i Londrës ka njoftuar se ka hequr statujat prej dylli të Dukës dhe Dukeshës së Sussex nga seti Familjar Mbretëror.

Vendimi për heqjen e tyre erdhi menjëherë pas njoftimit të Meghan dhe Harry këtë të martë, se dëshironin të largoheshin nga familja mbretërore dhe se po kërkonin pavarësi financiare.

“Krahas pjesës tjetër të botës ne po reagojmë ndaj lajmeve befasuese. Statujat e Dukës dhe Dukeshës Sussex do të tërhiqen” tha në një deklaratë Steve Davies, Menaxher i Përgjithshëm në Madame Tussauds London.

“Nga sot, statujat e Meghan dhe Harry nuk do të shfaqen më në grupin e familjes Royal”.

Punimet më parë qëndruan përkrah Mbretëreshës, Princit Philip, Princit të Uellsit, Dukeshës së Cornëall dhe Dukës e Dukeshës së Kembrixhit. Madame Tussauds tha se ata do të ndahen nga familja për të pasqyruar “rolin e ri progresiv të tyre brenda institucionit Mbretëror”.

Statujat e dyllit të Meghan dhe Harry u vendosën vitin e kaluar në të dy vendet në Londër dhe Neë York në Tussauds, kohë që përkonte edhe me dasmën Royal. Një statujë kushton afërsisht 150,000 £ (195,000 dollarë).


TË NGJASHME