Lajme Lajmi i Fundit Sociale

Pas vendimit të Venecias, Presidenti Meta zgjedh të relaksohet në plazh

Presidenti Ilir Meta ka disa kohë që ka shfrytëzuar edhe rrjetet sociale për të treguar një imazh tjetër jashtë kornizave që të imponon posti i Presidentit të Republikës. Një ditë pas Komisioni i Venecias publikoi komunikatën lidhur me raportin zyrtar që ka hartuar për kreun e shtetit, kërkuar nga komisioni hetimor parlamentar i mazhorancës për hetimin e Metës, për shtyrjen e zgjedhjeve, ai ka zgjedhur të kalojë një fundjavë relaksuese me miq pranë detit.

Edhe pse mes tetori, temperaturat e larta kanë favorizuar kreun e shtetit që të zhvishet në bregdet.

Ai ka postuar një foto në Instagram ku shihet në shoqërinë e aktorit të humorit Bes Kallaku dhe gazetarit Çim Peka.

‘Shqipëria ka diell për të gjithë! Në çdo stinë!’, shkruan Presidenti.

Related posts

Samsung zbuloi serinë e re të Galaxy A, përmirësime në funksionet bazë të saj

Rita news

Artistët austriakë peticion kundër shembjes së Teatrit

Mila

Kendall Jenner ndahet nga Ben Simmons

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!