Aktualitet Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Pas Venecias reagon nënkryetari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës

Nje dite pas raportit te Komisionit te Venecias, reagon nenkryetari i Komisionit Hetimor per shkarkimin e presidentit Meta, deputeti Alban Zeneli.  Me nje deklarate per mediat, nenkryetari i komisionit “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, siguron çdo shqiptar dhe partneret ndërkombëtar se puna e këtij Komisioni dhe i gjithë proçesi do të jenë të pandikueshme politikisht, të pastra dhe me integritet të plotë.

Deklarata e Alban Zenelit, NënKryetar i Komisioni Hetimor 

Të dashur miq dhe kolegë,

Komisioni i Venezias foli dje me Opinionin e tij.

Është me rëndësi jetike për mënyrën sesi duhet të funksionojnë në demokraci institucionet dhe zhvillohen proçeset që ne të mos biem pre e lojës së zakonshme politike e partiake të interpretimeve sipas anës që na pëlqen.

Kërkohet nga ne që të bëjmë e dëshmojmë maturi demokratike dhe institucionale.

Kuvendi i Shqipërisë ka mandatuar një Komision Hetimor për Çështjen e Presidentit të Republikës dhe askush nuk duhet të ndërhyjë në punën e këtij Komisioni Hetimor.

Si NënKryetar i këtij Komisioni Hetimor unë bëj thirrje për ndaljen e menjëhershme të çdo retorike politike mes palëve.

Vetë proçesi që ka hapur Kuvendi i Shqipërisë dhe proçedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës, janë një çështje tejet serioze për një shtet serioz anëtar të NATO dhe aspirant për Anëtarësim në BE.

Nuk mund të lejojmë politikën e ditës dhe interesat e ngushta të partive dhe palëve që me retorika boshe, të panevojshme dhe interpretime partizane, të bëjnë pis apo dëmtojnë proçesin në zhvillim.

Si NënKryetar i Komisionit Hetimor dua të siguroj çdo shqiptar dhe partnerët tanë ndërkombëtar se puna e këtij Komisioni dhe i gjithë proçesi do të jenë të pandikueshme politikisht, të pastra dhe me integritet të plotë.

Integriteti i punës së Komisionit Hetimor ka rëndësi shumë më të madhe se përfundimet e tij në fund të mandatit të tij.

Ta mbrojmë me gjithë fuqinë tonë integritetin e punës së Komisionit Hetimor.

Gjej rastin edhe njëherë të falenderoj e vlerësoj kontributin dhe opinionin e Komisionit të Venezias.

Alban Zeneli
Deputet
NënKryetar i Komisioni Hetimor

“Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.”

Related posts

Detaje/ Po ecnin me 120 km/h, e panë që po ndiqeshin, kur u qëlluan…

Mila

Detaje/ Ditëlindja e Luana Vjollcës në Dhërmi

Mila

Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda sërish nën ‘sitën’ e vettingut

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!