HomeLajmi i Fundit

Pas Vlorës, të shtëna me armë zjarri në Korçë, qëllohet drejt një banese

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë. Sipas “News 24”, ngjarja ka ndodhur tek ish-depoja e ujit, ndërsa të shtënat kanë qenë në drejtim të një banese private.

Për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes janë mbledhur forca të shumta policie, ndërsa për momentin nuk ka të tjera detaje rreth ngjarjes.

Vetëm pak minuta më parë një atentat u regjistrua në Vlorë, ku për pasojë mbeti i plagosur një 36-vjeçar