HomeRajon

Pas zjarrit, dyndje turistësh në Notre Dame

Në katedralen Notre Dame në Paris ka pasur dyndje turistësh për të parë se çfarë ka mbetur pas tragjedisë.

Dyqanet e suvenirëve dhe kafenetë në afërsi të monumentit, ishin në gjendje të akomodonin përsëri vizitorë.

“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu dhe që shohim se katedralja ende po qëndron. Jeta vazhdon dhe ajo të rindërtohet”, thotë një turist.

“Më shtyu kurioziteti dhe dëshiroja të shikoja çfarë ndodhi. Jam e surprizuar pasi është pastruar mirë dhe mendoj se për këtë është dashur shumë punë”, tha një tjetër turist.

“Është shumë e bukur dhe nuk besoj nëse ndokush do të ishte në gjendje të ndërtonte një të tillë, pasi do të ishte shumë e shtrenjtë. Është e mrekullueshme të shikosh diçka të tillë”, tha një turist nga Kroacia.

Sheshi pranë katedrales mbetet ende i mbyllur për publikun. Zjarri shkatërrues në Notre Dame shkaktoi një garë solidariteti dhe nga donacionet e biznesmenëve dhe shteteve të ndryshme janë grumbulluar 1.1 miliardë euro.


TË NGJASHME