HomeSport

Pasaportë diplomatike për Majlinda Kelmendin

Presidenti Thaçi, përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook e ka vlerësuar Majlinda Kelmendin si ambasadoren më të çmuar të Kosovës.

Kampionia olimpike në sportin e xhudos nuk ka qenë e vetmja pjesë e këtij suksesi, pasi me pasaporta diplomatike janë pasur edhe trajneri i saj, Driton Kuka, si dhe kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka.

“Në mënyrë solemne, sot kam ndarë pasaportën diplomatike për xhudisten e artë, Majlinda Kelmendin, për trajnerin, Driton Kuka, dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka. Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë”, ka shkruar Thaçi/kosovapress.com

 


TË NGJASHME