HomeSociale

Pasardhësit e pazakontë të Pablo Eskobar pùshtojnë Medelinën, fríkësohen banorët

Lordi famëkeq i drògës, Eskobar, i cili vdíq në vitin 1993 ka lënë pas disa “pasardhës” të pazakontë! Në vitin 1980 me paratë e pafundme nga tregtia e kokáinës, Pablo Eskobar, ndërtoi një kopsht zoologjik me 4 hipopotamë të tráfikuar ilegalísht.

Edhe pse tani Eskobar ka më shumë se 28 vite që ka ndërruar jetë, hipopotamët e tij po lulëzojnë duke pùshtuar lumenjtë dhe liqenet përreth pasurisë së ish-bosit të shtrira në Hacienda Napoles në Puerto Trifunfo, Medellina, Kolumbi.

Popullsia e hipopotamëve të Eskobar tani ka arritur në 80 pasardhës dhe sipas ekspertëve nëse do të lejoheshin të kishin mbarështim të pakontrolluar numri i tyre do të arrinte në rreth 1400 deri në vitin 2039.

Si një specie pùshtuese, pa asnjë grabítqar përreth për ta ulur numrin e tyre, hipopotamët tani dominojnë ekosistemin e Puerto Triunfo. “Hipopotamët e kokáinës”, siç njihen nga vendasit kanë ndezur shqetësime mjedisore mes banorëve kolumbianë.

Jo vetëm që tufa e hipopotamëve ‘masákron’ kafshët vendase, por jashtëqitja e tyre toksíke ka bërë që të lulëzojnë algat hélmuese në lumenjtë lokalë gjë që ka sjellë zhdukjen e peshqve vendas.

Siç raporton BBC, qeveria kolumbiane po punon që të sterilizojë kafshët gjigande dhe kjo vjen pasi shumë njerëz kanë bërë fushatë që popullata në rritje e hipopotamëve që nisi nga 4 copë ose të vrítet ose të sterilizohet.

Por sugjerimi që atoi të vríten ndezi debat të madh për shkak se hipopotamët ndër të tjera kanë qenë një investues në turizëm, me turne turistësh nëpër Medellin, për më tepër që vendasit i quajnë “Hipopotamët e kokáinës” nga lidhja e tyre me Eskobar./ Burimi: Unilad | Përktheu: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME