HomeSport

“Pashë një Milan të madh, por Inter ishte i çmendur”, Christian Vieri komenton derbin Inter-Milan

Ish-sulmuesi legjendar i Interit, Christian Vieri është rikthyer në skenat televizive duke folur për derbin Inter-Milan (4-2), i cili prodhoi lojë dhe emocione të mëdha. Në emisionin “Tiki-Taka”, Vieri u shpreh se kishte parë një Milan të madh dhe të shkëlqyer në pjesën e parë, por në të dytën ishte Inter ai që rrëmbeu skenën duke kthyer rezultatin.

“Në pjesën e parë pashë një Milan të madh, një Ibra të shkëlqyeshëm dhe një lojë të shkëlqyeshme gjithashtu. Pastaj në pjesën e dytë, Interi hyri në fushë me më shumë dëshirë dhe gjeti menjëherë golin duke bërë dhe rikthimin. Me pak fjalë ishte një Inter i çmendur.

Lukaku arriti 17 gola, është një nga sulmuesit pykë më të fortë në botë. Dhe nuk është stërvitur më parë në karrierë siç po bën me Conten, fizikisht është në gjendjen e duhur”, tha Vieri.


TË NGJASHME