HomeTeknologji

Pasi e braktisi Facebooku, Instagrami provon këtë risi

Përdoruesit e Instagramit, së shpejti mund të postojnë Storie së bashku.

Jane Manchun Wong është hulumtuesi i aplikacioneve, që ka gjetur se Instagram është duke e testuar opsionin e ‘Group Stories’, ku shfrytëzuesit mund të shpërndajnë së bashku postimet e ndryshme.

Deri më tani, Facebook e ka testuar në aplikacionin e vet, ndërsa gjatë muajit të kaluar ka vendosur të mos e vazhdojë më.

Tani ky opsion po testohet në Instagram, ku Storie janë shumë më të popullarizuara dhe pritet që në këtë formë, të jenë edhe më atraktive.


TË NGJASHME