HomeLajmi i Fundit

Pasi numri i viktimave në vendin tonë po rritet/ Reagon kryeministri Rama

Orë pas ore numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë sa vjen e shtohet. Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar me një mesazh të fortë.

“Kemi hyr në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim njerëz.”

Rama ndër të tjera shprehet se kemi vetëm një gjë në dorë për të kursyer sa të mundemi dhimbjet e mëdha: Të shtrëngojmë dhëmbët dhe të durojmë, duke mos shkelur izolimin.

Bashkëngjtur statusit Rama ka postuar edhe një video, që sikundër thotë është më e shikuara mbrëmë në SHBA.

Postimi i plotë

KEMI HYRË NË NJË JAVË TEJET TË VËSHTIRË DHE PO HUMBASIM NJERËZ

KEMI VETËM NJË GJË NË DORË PËR TË KURSYER SA MË SHUMË JETË DHE LEHTËSUAR SA TË MUNDEMI VUAJTJET E MËDHA:

TË SHTRËNGOJMË DHËMBËT DHE DUROJMË, DUROJMË, DUROJMË, DUKE MOS SHKELUR LIGJIN E LUFTËS PËR KUFIZIMIN E LËVIZJES; DUKE MOS DALË NGA SHTËPIA KOT; DUKE ECUR VETËM NË RRUGË KUR KEMI NJË DOMOSDOSHMËRI JASHTË SHTËPISË; DUKE NDENJUR NË RADHË NË DISTANCË MINIMUMI 1 METËR PAS KURRIZIT TË NJËRI – TJETRIT KUR BËJMË PAZAR; DUKE REZISTUAR, REZISTUAR, REZISTUAR

*kjo video është videoja më e shikuar mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

M.H/ GotaNews