HomeShowbiz

Pasi plagosi të dashurën, aktori i njohur vret veten

Aktori 29 vjeçari Hagen Mills ka kryer tentativë vrasjeje e më pas ka vrarë veten e tij.
Departamenti i policisë Mayfield është shprehur se aktori pasi ka qëlluar një grua është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Policët kanë marrë një thirrje në telefon se një grua është qëlluar e se një person tjetër është gjetur i vdekur, në orën 5 të mëngjesit.
Oficerët kanë konfirmuar se agresori i cili e kishte qëlluar gruan (partneren e tij) më pas ia ktheu armën vetes duke kryer vetevrasje.

Gruaja e cila u gjet e plagosur është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pas disa verifikimeve u mësua se aktori ka një vajzë me të.


TË NGJASHME