HomeSport

Pasojat e koronavirusit, jep dorëheqjen tekniku i ekipit kombëtar të Irlandës

Trajneri i Irlandës Mick McCarthy, ka dhënë dorëheqjen pas vendimit të FIFA-s, për të shtyrë kampionatin europian “EURO 2020”.

McCarthy kishte një kontratë deri në përfundim të këtij kompeticioni dhe shtyrja e tij ka bërë që ai të japë dorëheqjen para kohe. Situata e krijuar nga koronavirusi, ka bërë që “EURO 2020”, të shtyhet për vitin e ardhshëm, ndërkohë që bota e futbollit është në kaos total.

Pas dorëheqjes së McCarthy, Federata Irlandeze e Futbollit ka vendosur që vendin e tij ta zërë tekniku i kombëtares U-21,Stephen Kenny. Deri vitin e ardhshëm, Kenny do të ketë kohë të njohë dhe të përgatisë ekipin.


TË NGJASHME