HomeSociale

Pastrohet uji i liqenit, Veliaj: Ekosistem i shëndetshëm

Prej disa ditësh punonjësit e APR-së kanë nisur punën me anë të një makinerie të posaçme për heqjen e çdo papastërtie në brendësi të liqenit, përfshi edhe barërat. Vet kreu i Bashkisë së Tiranës në një postim në rrjetet sociale sjell disa foto nga puna që po bëhet në liqen, ndërsa thekson se kjo do të sjellë dhe një ekosistem më të shëndetshëm.

“Mirëmëngjesi Tirana! Rrezet e para të diellit i gjetën kolegët duke pastruar liqenin nga barishtet dhe algat. Kështu jo vetëm kemi një liqen më të pastër, por edhe një ekosistem të shëndetshëm për peshqit e shpendët e parkut”, – shkruan Veliaj.

Organizata Ndërkombëtare ‘White Flag’ një vit më parë certifikoi Liqenin Artificial të Tiranës si një liqen të pastër duke mundësuar zhvillimin e lojërave të ndryshme të ujit për të rikthyer traditën e dikurshme, kur liqeni nuk ndotej dhe nuk shihej si prona e dikujt, por si pronë e përbashkët e kryeqytetasve.


TË NGJASHME