HomeShowbiz

Pasuria me shifra marramendëse e Kim Kardashian

Familja Kardashian shquhet tashmë për arritjet e suksesshme dhe pasurinë që posedon, ku të gjithë janë të pasur dhe secili ka bizneset e tij.

Modelja e njohur, Kylie Jenner është në listën e personave më të pasur për viti 2018, por edhe Kim Kardashian nuk mund të lihet pas.

Kim ka krijuar pasuri marramendëse duke e shfrytëzuar famën e saj nga të qenit një yll televiziv dhe një mbretëreshë e rrjeteve sociale.

Gjatë këtij viti vetëm nga rimelët ajo ka fituar 48 milionë dollarë pasi janë shitur mbi 300 mijë të tillë.

Gjithashtu, video-loja që mban emrin e saj i ka sjellë 160 milionë dollarë fitime. Nga produktet e tjera të kozmetikës ajo i shtoi buxhetit të saj edhe 160 milionë dollarë të tjera./telegrafi.com


TË NGJASHME