HomeTeknologji

Patenta dixhitale e shoferit tashmë në telefonat Android

Google po punon për t’ju lejuar të ruani dokumentet tuaja, si patentën e shoferit në telefonin tuaj Android, në vend të patentës në kuletën tuaj.

Zhvilluesit e XDA raportojnë se Google ka lançuar API IdentityCredential, një portofol dixhital për dokumentet tuaja. Pjesë e një versioni të ardhshëm të Android, ndoshta Android R, kuadri API do të lejojë pajisjet Android me harduerin e duhur për të ruajtur në mënyrë të sigurt kartelat e identifikimit, veçanërisht liçensat e shoferit dixhital.

Sigurisht, API do t’ju lejojë të shfaqni dokumentet tuaja vetëm pasi të keni vërtetuar përdorimin e skanerit të shenjave të gishtave, skanimit të fjalëkalimit ose të retinës.

Sipas raportit, API-ja e Google IdentityCredential do të mbështesë dy lloje të çelësave të nënshkrimit: statik dhe dinamik. Vërtetimi statik përfshin çelësat e krijuar nga një autoritet lëshues, ndërsa vërtetimi dinamik përfshin çelësat e krijuar nga hardueri i sigurisë së pajisjes.

Për të treguar liçensën tuaj të shoferit dixhital tek një polic, do të duhej të krijonit një lidhje pa tel me anë të NFC që do të shfaqte licencën në telefonin e policit.

Prisni diçka si kjo jo më herët se lançimi i Android R, që pritet të vijë në vitin 2020, Louisiana është vendi parë i cili bëhet pjesë e këtij projekti.


TË NGJASHME