HomeLajmi i Fundit

Patos, vetëplagoset 30-vjeçari

Një 30-vjeçar nga Patosi në kushte depresioni, ka lënduar veten e tij me thikë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen ‘Naftëtari’, ku shtetasi me N. Xhelaj pas këtij akti është mbyllur në banesën e tij.

Ndërkohë forca të shumta policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe po negociojnë me 30-vjeçarin, i cili ndodhet brenda në banesë që prej orës 6 të mëngjesit.