HomePolitikë

Patozi: Çfarë pres nga tryeza opozitë-maxhorancë për reformën zgjedhore

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi teksa ka komentuar situatën politike në vend, deklaroi se nuk është arritur marrëveshje me uljen në tryezë për reformën zgjedhore të opozitës jashtëparlamentare dhe maxhorancës.

Nga Korça, Patozi pohoi se ulja në një tryezë mes palëve politike është një lajm i mirë për vendin.
“Javën e kaluar ka pasur një ulje në tavolinë, s’po e quaj marrëveshje sepse është ende shpejt ku përgjegjësit kryesore të krizës janë dakordësuar për të nisur një proces dialogu, për të cilin ne kemi konsideratë. Ne mendojmë që ky është një lajm i mirë për Shqipërinë por nga ana tjetër jemi skeptikë sepse kemi gjithë dyshimet dhe provat që mesa kuptojmë ata janë ulur për të mos rënë dakord, të mos këtë produkt por të ruajnë status-quonë, e cila na ka çuar në këtë krizë.”, tha Patozi. Pyetjes pse janë kaq të interesuar forcat kryesore politike për të mos pasur një produkt, Patozi tha se këto parti duan që kjo status-quo mos të ndryshojë.

“Forcat kryesore politike, që më në fund janë ulur në tavolinë, janë shkaktarët kryesorë të luftës që duan tani të bëjnë paqe. Janë përfituesit kryesore të një sistemi të kalbur politik në Shqipëri dhe si të tilla duan që kjo status-quo të mos ndryshojë. Ne mendojmë që vetëm një presion i fortë publik nga çdo lloj faktori politik por dhe i shoqërisë civile apo çdo personalitet apo personazh ne Shqipëri që duhet të ngrejë zërin që kjo të mos ndodhë. Sepse kjo do të ishte shtyrje e krizës dhe jo zgjidhje e saj.”, theksoi ai.

Mes të tjerash ai shtoi se ka shumë premisa që në Shqipëri mos të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme, kërkesë kjo e vazhdueshme e opozitës jashtëparlamentare. “Sipas nesh gjeja e parë që duhet të bejë ajo tryeze është të hedhë poshtë sistemin politik dhe mënyrën si organizohen zgjedhjet në Shqipëri dhe si financohen partitë dhe si administrohen ato në Shqipëri. Ne rast se kjo ndodh, çdo gjë tjetër është më e lehtë. Ne kemi opinionin tonë që një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura do ishte më i përshtatshëm por ne nuk jemi fanatike të këtij propozimi. Ne mendojmë që çdo gjë tjetër përveç këtij sistemi që ishte aktualisht do të ishte në dobi të vendit. Kjo do te thotë se ne jemi e vetmja forcë politike ne Shqipëri që kemi një platforme për zgjidhjen e krizës dhe këtë e kemi depozituar ne komisionin e posaçëm te reformës zgjedhore. Ne propozimin tone nuk e quajmë si një pasazh të Biblës që është i pandryshueshëm por mendojmë që kemi hedhur bazat e zgjidhjes se krizës në Shqipëri dhe duam që këtë gjë ta bëjnë gjithë forcat e tjera politike në Shqipëri.

Për fat te keq sot nuk kemi një dokument tjetër dhe opozita jashteparlamentare në tryezë nuk e ka një propozim. Ne nuk marrim përsipër rezultatin e tryezës jo vetëm se s’jemi në atë tryezë, por mbi të gjitha sepse është e paparashikueshme se çfarë mund të ndodhe aty për shkak se e vetmja gjë që dimë deri me sot është që PD dhe PS, qe janë fajtoret kryesore për krizën janë te prirur te ruajnë sistemin aktual e ne rast se kjo do te ndodhe do te jete një lajm i keq për vendin. Ne politike asnjëherë nuk mund te këtë parashikime të sakta. Por ajo qe ne dyshojmë dhe ndiejmë, se në Shqipëri nuk ka premisa për zgjedhje të parakohshme. Zgjedhje te parakohshme ne Shqipëri mund te ndodhin vetëm në rast se do ketë një marrëveshje te shpejte nje produkt te shpejte te kësaj tryeze e mbi te gjitha nëse opozita jashtëparlamentare e ka seriozisht kërkesën për zgjedhje te parakohshme. Ne mendojmë qe ajo nuk e ka seriozisht. Unë besoj qe cdo deputet i parlamentit shqiptar është legjitim dhe ne s’mund te flasim ne emër te tyre, por mendojmë qe ata nuk kanë zënë vendin e askujt por kane zënë vendin e tyre sipas ligjit dhe kushtetutës. Fakti qe ata janë në tryezë do te thotë që ata janë një faktor qe nuk mund te shpërfillet dhe nëse vota e tyre nuk do jete për reformën e re zgjedhore reforma nuk do te behet.


TË NGJASHME