HomePolitikë

Patriarku i Rusisë Kirill viziton Shqipërinë në fund të muajit

Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Kirill do të zhvillojë për herë të parë një vizitë zyrtare në Shqipëri, mes dative 28-30 Prill. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri patriarku Kirill do të takohet me kryepeshkopin e kishën Ortodokse shqiptare

Ndër takimet më të rëndësishme të Patriarkut rus, do të jetë dhe ajo me Presidentin e vendit Ilir Meta.

Lajmi për vizitën e kreut të kishës ortodokse ruse në Shqipëri është bërë i ditur nga vetë Kisha ruse, e cila ka shtuar se mes Partiarkut Kirill dhe kryepeshkopit Janullatos, egziston një miqësi gati 50 vjeçare të cilën e kanë ruajtur dhe e kanë forcuar gjithmonë edhe më shumë.

Kjo nuk është hera e parë që Janullatos dhe Kirill takohen së bashku, por është vizita e parë zyrtare e Patriarkut rus në Shqipëri/javanews.al


TË NGJASHME