HomePolitikë

PD bën ‘gjyqin’ për përgjimet: Ja sa vite duhet të dënohet Rama me deputetët

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmendd Bardhi, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj dhe sekretari për çështjet ligjore Çlirim Gjata kanë dalë në një deklaratë për mediat duke vijuar akuzat kundër kryeministrit dhe personave të tjerë që dëgjon në bisedat e zbardhura. Bardhi deklaroi se Edi Rama dhe socialistët e tjerë duhet të dënohen me burg, sipas tyre për krimet elektorale në Dibër dhe Durrës.

Përgjimet janë radiografia e vjedhjes së zgjedhjeve. Durrësi dhe Dibra janë dy krime elektorale që tregojnë se Edi Rama di vetëm të vjedhë. Përgjimet faktojnë se vjedhja e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin tregon se është ngritur nga Rama. Kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal. Damian Gjiknuri, Manja, Dako, Artan Gaçi, Arben Keshi dhe personat e tjerë janë të pa ndëshkuar nga drejtësia, të gjithë janë shpërblyer nga Rama., tha Bardhi.

Ndërsa ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha se Edi Rama dhe zyrtari Arben Keshi që janë kapur nga përgjimet duke biseduar për zgjedhjet dënohen nga Kodi Penal nga 1-3 vite burg për influencim në zgjedhje.

Sekuencat zhvillohen mes kryeministrit dhe një funksionari në ministrinë e Brendshme. Kodi Penal parashikon këtë hipotezë. Përdorimi nga një punonjës që kryen një detyrë shtetërore dhe që e përdor është kryeministri i vendit. Dhe që përdor burime njerëzore dhe dënohet me burg nga 1-3 vite. Pra një funksionar i lartë, pra kryeministri që përdor një funksionar tjetër, i shprehet me superlativa. Neni 320/a, dënon nga 1-3 vite u dedikohet këtyre. Me ligj i ndalohet që të influencojë në zgjedhje. Këto vepra i kanë konsumuar Edi Rama dhe Arben Keshi’, theksoi ai.


TË NGJASHME